Serra e fidanëve të Maksimit në Qeha, Petrelë - Portali i Fermerit

Serra e fidanëve të Maksimit në Qeha, Petrelë

Serra e fidanëve të Maksimit në Qeha, Petrelë, i cili së bashku me skuadrën e tij dhe falë mbështetjes së programit IPARD ka ngritur një sipërmarrje model, përqendruar në përsosjen e teknologjisë duke përdorur një sistem që mat në kohë reale parametrat fiziko-kimikë dhe kushtet atmosferike, duke i lehtësuar punën dhe duke e sinjalizuar në kohë për çdo stres që mund të jenë duke kaluar bimët dhe duke garantuar prodhim cilësor.


Serra e fidanëve të Maksimit në Qeha, Petrelë, i cili së bashku me skuadrën e tij dhe falë mbështetjes së programit IPARD ka ngritur një sipërmarrje model, përqendruar në përsosjen e teknologjisë duke përdorur një sistem që mat në kohë reale parametrat fiziko-kimikë dhe kushtet atmosferike, duke i lehtësuar punën dhe duke e sinjalizuar në kohë për çdo stres që mund të jenë duke kaluar bimët dhe duke garantuar prodhim cilësor. Në këtë investim përdoret teknologji e gjelbër e fjalës së fundit me zero ndotje në mjedis, me më pak kosto për fermerin, dhe me eleminim të pesticideve të tepërta. Në pikë prodhohen rreth 500 mijë fidanë në vit duke kontribuar në rritjen e cilësisë përveçse të sasisë, ndërkohë që fermerët mbështeten edhe nga skemat gjithnjë në rritje të qeverisë për fidanët e certifikuar. Konkretisht këtë vit kanë pesëfishuar numrin e fidanëve të certifikuar, me qëllim mbështetjen e fermerëve, por edhe garantimin e sigurisë ushqimore.

https://fb.watch/jJ7TsyVBGE/