Mbështetje Financiare - Portali i Fermerit

Skemat aktuale

VKM nr.130, date 6.3.2024 “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2024”
Udhezimi nr.6, date 7.3.2024, “Per kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”

Masa:
MASA 1: PËR TUFËN BAZË TË MATRIKULLUAR
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
  • a. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;
  • b. Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara;
  • c. Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;
  • d. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
  • ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.
  • iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 2: MBËSHTETJE PËR TUFËN BAZË TË MATRIKULLUAR
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt.
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
  • a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;
  • b) Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, të matrikulluara;
  • c) Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;
  • d) Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
  • ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.
  • iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 3: BLETARIA
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
.Mbështetje për mbarështim e bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  • Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje;
  • Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale përkatëse;
  • Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
  • Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.
  • Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 4: MBËSHTETJE PËR FARA/FIDANË DHE IMPUTE TË TJERA
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant.
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.
  • a. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv;
  • b. Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike;
  • c. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie, e cila ngarkohet në sistem. Sipërfaqja e mbjellë/që mbillet të jetë jo më pak se një ha; lloji (specia) i mbjellë me kultura perimore të jenë të njëjtë, për të paktën një sezon. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, në çdo sezon si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin.
  • d. Aplikanti të ketë planvendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore;
  • e. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  • f. Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve.
  • g. Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehrave ose pesticideve.
  • ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve a. Planvendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë, sipas Aneksit 2;
  • b. Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: ₋ Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; ₋ Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra. Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: ₋ Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit;
  • c. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 3.
  • Aplikanti brenda vijës së financimit në listën e të kualifikuarve dorëzon dokumentacionin e specifikuar brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 5: FERMAT ORGANIKE
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;
  • a. Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha;
  • b. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  • c. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.
  • ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve a. Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar në MBZHR për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar;
  • b. Dokumenti i dakortësisë së anëtarëve të grup fermerëve për aplikimin;
  • c. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA6: CERTIFIKIMI GLOBAL GAP
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;
  • a. Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të mbjella.
  • b. Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj);
  • c. Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP;
  • d. Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP.
  • e. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.
  • ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve a. Kontrata e lidhur nga aplikuesi me trupën e certifikimit të akredituar;
  • b. Dokumenti i dakortësisë së anëtarëve të grup fermerëve, SHBB apo ortakëve të subjektit, për produktin që aplikon;
  • c. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 7: PER RINOVIMIN E INFRASTRUKTURËS SË ANIJES SË PESHKIMIT
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Mbështetje për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 500 000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin:
Kriteret:
  • Përfitues të mundshëm: persona fizik ose juridik, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit
  • a. të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar;
  • b. anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundrues të Shqipërisë;
  • c. anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi tregtar;
  • d. anija e peshkimit duhet të ketë kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 120 ditë gjatë dy viteve të fundit nga nga data e hapjes së aplikimit ose duhet të vërtetojë që ka qenë në kantier gjatë kësaj periudhe;
  • e. fuqia motorike e motorit kryesor që do të blihet do të jetë më e vogël ose e barabartë me fuqinë e motorit të anijes së peshkimit me leje të vlefshme peshkimi. Për anijet e peshkimit të pajisura me leje të vlefshme për peshkimin fundor, fuqia motorike nuk mund të jetë më e vogël se 224 kW dhe më e madhe se 746 kW;
  • f. aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR apo MBZHR;
  • g. anija e peshkimit që ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid / 155184 / DD / ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” nuk mund të përfitojë mbështetje për të njëjtin zë investimi.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 8: MBËSHTETJE PËR NDËRTIMIN E TREGJEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose therrtoreve për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, të zotëruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë për subjekt.
Kriteret:
  • Përfituesi të mundshëm: Bashkia, nëpërmjet shoqëri tregtare përkatëse, me kapital 100% publik
  • a. Bashkitë ku aksesi i fermerëve në tregjet e produkteve bujqësore/tregjet e kafshëve të gjalla/therrtoret është i kufizuar;
  • b. Investimi të përfshijë ndërtimin e tregjeve të reja apo përmirësimin e tregjeve ekzistuese;
  • c. Të ketë projekt-idenë dhe projekt-preventivin e investimit;
  • d. Të ketë plan biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 4 dhe 4.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:
  • e. Përdorimi i fondeve duhet të bëhet sipas procedurës së prokurimit publik;
  • f. Një bashki nuk mund të mbështetet për më shumë se një projekt;
  • g. Të menaxhojë fondet e grantit dhe të bëjë të gjitha pagesat në përputhje me aktivitetet dhe kostot e parashikuara;
  • h. Objekti duhet të jetë funksional në përfundim të investimit.
  • ii. Kriteret konkurruese 1. Numri i fermerëve që u krijohet akses 10-20 pikë
  • 2. Numri i vendeve të reja të punës të krijuara: 10-20 pikë
  • 3. Treg/therrtore i ri apo përmirësim i atij ekszistues 10-20 pikë
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania

Masa:
MASA 9: MBËSHTETJE ME NAFTË PËR KRYERJEN E PUNIMEVE TË MEKANIZUARA NË BUJQËSI
Tipi:
Financuesit:
AZHBR
Pranimi i aplikimeve:
20 Mar 2023 - 11 Apr 2023
Statusi:
Shpallja e fituesve
Vlera e përfitimit:
Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.
Kriteret:
  • 1. Subjektet përfituese të skemës mbështetëse të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilët për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe plotësojnë përkatësisht kriteret si më poshtë:
  • a) fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv;
  • b) personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv.
  • 2. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim, sipas përcaktimeve dhe dokumentacionit të kërkuar në këtë udhëzim.
  • 3. Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line.
  • 4. Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.
  • 5. Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuara dhe sasia e naftës që përfitohet falas nga çdo subjekt përfitues, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, paraqiten në Aneksin 8, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
  • 6. Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet, është si më poshtë:
  • a) aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, sipas normativave të përcaktuara në Aneksin 8, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
  • b) aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicion nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe. Normativa e reduktuar del nga raporti i normativës së konsumit të naftës (sipas pikës 5 më sipër) me një herës. Herësi del nga raporti: (i.) i nevojave për naftë të aplikuesve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar; me (ii.) sasinë e mbetur të naftës në dispozicion për vitin 2023, pasi janë plotësuar nevojat e të gjithë aplikuesve deri në 10 ha që janë kualifikuar si subjekte përfituese.
  • 7. Sasia e naftës falas duhet të tërhiqet nga përfituesit brenda datës 31 dhjetor 2023.
  • 8. Përcaktimi i sasisë së naftës që përfiton aplikanti është i lidhur me sipërfaqen e kultivuar dhe llojin e kulturës bujqësore sipas vetëdeklarimit. Në rast se këto sipërfaqe nuk janë të kultivuara apo nuk kultivohen sipas vetëdeklarimit, subjekti përfitues nuk duhet të tërheqë sasinë respektive të naftës, në të kundërt, përbën element penalizues në momentin e verifikimit.
Linku zyrtar:
Kliko këtu për të parë më shumë info
Apliko:
e-albania
LIGJ Nr. 97/2022 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SEKTORIALE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, QË PËRCAKTON DISPOZITAT E MENAXHIMIT DHE ZBATIMIT TË ASISTENCËS FINANCIARE TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, NË KUADËR TË PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN RURAL TË INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT (IPARD III)

Kontakto me Specialistin

Për më shumë informacion kontakto me specialistin në numrin e mëposhtëm.

042226911