Denaj nga Vlora: Të formalizohen kontratat blegtor-përpunues për të patur treg të sigurtë - Portali i Fermerit

09

Apr

Denaj nga Vlora: Të formalizohen kontratat blegtor-përpunues për të patur treg të sigurtë


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi
fermat blegtorale në Bunavi. Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët, Denaj theksoi se
formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi, është
rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara.
Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj u shpreh se nga një analizë e jona ka treguar që
nëse lëndën e parë të ushqimit e bëni vetë, ulet me 50% kostoja. Qëllimi është
suksesi në blegtori dhe bujqësi është ajo që prodhon vetë, sepse fitimi është ulja e
kostos për ne.
Kur ka një kontratë qoftë në sektorin e blegtorisë dhe në sektorin e perimeve dhe
në çdo sektor tjetër, ai që e prodhon lëndën e parë ka një farë sigurie, bëni ju planin
e biznesit tuaj. Nga ana tjetër, të gjithë përpjekjen e bëni për të shkuar në një treg
me destinacion final ku sigurohet edhe cilësia se kemi AKU-në këtu, por
njëkohësisht kemi dhe një çmim të garantuar', tha Denaj gjatë bashkëbisedimit me
blektorët .
Ministrja iu sugjeroi që të gjithë blegtorët të sigurojnë kontrata me përpunuesit e
qumështit, në mënyrë që ata të jënë më të mbrojtur por edhe të formalizuar për
prodhimet e tyre
Mungesa e kontratave e bën jashtë funksionit edhe rolin tonë si rregullator, tha
Ministrja, ndërkohë që I njoftoi ata që në ditët në vijim pritet të ketë takime me
përfaqësues të blegtorëve dhe kompanive të përpunimit.
Dukë iu shpjeguar dhe detaje nga Skema kombëtare, Denaj tha se, kjo bëhet vetëm
aty kur kontrata dhe formalizimi është i plotë, edhe në Skemën Kombëtare që kemi
vendosur tani kemi vendosur këtë bashkim edhe ju që keni 3-4-5 fermerë së
bashku.
Ne ju kërkojmë një kontratë, pra shteti nuk funksionon pa një kontratë në
zinxhirin tuaj dhe t'ju mbrojë deri në pagesën tuaj dhe çdo subvencion që të ketë
efektivitet do mbështetet patjetër në formalizim. Formalizimi nuk është thjeshtë
mit, formalizimi është të ketë një kontatë që e rregullon marrëdhënien, tha
ministrja.

Kategori