Hapen aplikimet për fermerët, përfitimi nga Skema Kombëtare e Mbështetjes - Portali i Fermerit

27

Mar

Hapen aplikimet për fermerët, përfitimi nga Skema Kombëtare e Mbështetjes


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej ditës së sotme
(27 mars) ka hapur aplikimet për fermerët në Skemën
Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 19 prill dhe do të
mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve,
persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
Aplikimi kryhet on-line përmes aplikacionit e-Albania.
Ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të
gatshme për çdo pyetje apo ndihmesë nëpërmjet Agro-Pikave
ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në çdo rreth.
Në ndihmë të fermerëve janë gjithashtu edhe njësitë e
qeverisjes vendore.

Skema kombëtare e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve
si në bujqësi ashtu edhe në blegtori me qëllim që të rritet numri i
përfituesve.
Risia tjetër e kësaj skeme ka të bëjë me shpërndarjen e naftës pa
taksa, e cila do u kalojë lekët në llogari bankare përfituesve.
Këtë vit nga skemat mbështetëse të bujqësisë sipas parashikimit
do të përfitojnë rreth 70 mijë fermerë në gjithë vendin.

Kategori