Skema kombëtare e mbështetjes, Denaj në Dimal: Përfitojnë të parët fermerët e bashkuar - Portali i Fermerit

21

Mar

Skema kombëtare e mbështetjes, Denaj në Dimal: Përfitojnë të parët fermerët e bashkuar


Fermerët në të gjithë vendin po drejtohen drejt aplikimit të teknikave të
mbrojtjes me bletë, duke pakësuar përdorimin e pesticideve dhe rritur
cilësinë e prodhimit, për të plotësuar kërkesat e tregjeve të eksportit me
vlerë të lartë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e shoqëruar nga
kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi vizitoi në Dimal, serrat
e dy fermerëve që kultivojnë perime prej 13 vitesh.
Ministrja Denaj bëri të ditur se dy fermerët, Fuati dhe Lorenci do të
përfitojnë të parët masën maksimale 200.000 lekë për hektarë nga
Skema Kombëtare 2024 si pjesë e grupimeve të fermerëve të bashkuar.

Qeveria miratoi në fillim të muajit mars Skemën Kombëtare të Bujqësisë
për vitin 2024, me 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë
lekësh, aplikimet e së cilës pritet të nisin më 27 mars.
Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon
kostot e drejtpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura
ekonomike.

Kategori