Mbrojtja e konsumatorit prioritet absolut, po përafrojmë legjislacionin me BE-në - Portali i Fermerit

15

Mar

Mbrojtja e konsumatorit prioritet absolut, po përafrojmë legjislacionin me BE-në


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cilësoi
mbrojtjen e konsumatorit prioritet absolut, ndërsa u shpreh se
përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së mbetet një rrugëtim i
padiskutueshëm i Shqipërisë.
Denaj iu drejtua Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), ku
me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit u organizua
takimi ndërgjegjësues me temë: Sfidat e konsumatorëve në të
ardhmen e afërt dhe të largët.
Sipas ministres suksesi në procesin screening me tre kapitujt 11, 12 dhe
13, është një bazë shumë e mirë dhe cilësore për të projektuar suksesin
e këtij rrugëtimi, i cili absolutisht do të kërkojë edhe mbështetjen e
biznesit.
Dua të falënderoj mbështetësit e këtij procesi nga përfaqësuesit e
donatorëve si ata brenda BE-së dhe partnerëve strategjikë, përfshirë
edhe USAID, që janë përfshirë në mënyrë konkrete me projekte që do
na mbështesin në këtë proces legjilsativ në vitet e ardhshme, tha
Denaj.
Ministrja theksoi se veç procesit legjislativ me rëndësi janë edhe
investimet, konkretisht në sistemin laboratorik, me mjaft rëndësi në
fushën e mbrojtjes së konsumatorëve.
Denaj informoi se aktualisht në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit
Rural po përgatiten ndërhyrjet në ligjet që lidhen me sigurinë
ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit, kafshëve dhe bimëve, të cilat
do të dërgohen për miratim në Kuvend në fund të këtij viti. Kapitulli i
12-të i sigurisë ushqimore nuk është i vetmi që paraqet sfidë. Kapitulli

11-të i bujqësisë dhe zhvillimit rural ka po ashtu sfidat e veta të cilat
ndërlidhen ngushtësisht me të gjithë elementet e sistemit tonë
agroushqimor. Jemi duke punuar për përafrimin e plotë të legjislacionit
do të ndodhë gjatë vitit 2025, bëri të ditur ministrja.
Ajo u shpreh se po punohet për krijimin e sistemit të identifikimit të
parcelave të tokës dhe të sistemit të plotë të administrimit dhe
kontrollit që mundojnë rritjen e efektivitetit të mbështetjes direkte në
bujqësi.
Shqipëria prej shumë vitesh ballafaqohet me problemin e
fragmentarizimit të tokave. Po ashtu organizimi i tregut të përbashkët
është një sfidë shumë e rëndësishme. Ka nevojë të ulemi të flasim për
kapitullin që lidhet direkt me peshkimin. Ligjin e peshkimit këtë vit do ta
sjellim për shqyrtim në komisionet parlamentare, por e rëndësishme
është edhe pjesa e tregtimit në këtë fushë me standardet më të mira,

Kategori